


RRETH NESH
AGBFoodistribution u themelua nga Alexandra Gabriela Brito Fontana, një sipërmarrëse venezueliane, e nxiur nga një dëshirë e fortë për të përhapur shijet e kuzhinave ndërkombëtare në vendet ku ato ende nuk njihen, duke filluar me kuzhinen e prejardhjes së saj, atë venezueliane. Pasionin e saj për ushqimin dhe gastronominë ajo e zbuloi duke udhëtuar nëpër botë. Alexandra, si pasojë e jetesës në vende të ndryshme të botës, nga Karakasi në Uashington, nga Londra në Romë dhe nga Tirana në Napoli, është zhytur në një gamë të gjerë eksperiencash të kuzhinës: nga shijet e bollshme dhe të përziera, tek fast-food, tek kuzhine gourmet dhe kuzhinat fusion, nga kuzhina orientale në atë mesdhetare, etj. Por ishin pikërisht shijet e kuzhinës së Amerikës Latine që e bënë atë të hidhte hapat e pare drejt vizionit të saj për të ndarë me secilin prej jush shije të reja dhe eksperienca kulinare të paprovuara më parë.

PRODUKTET TONA

TEQUEÑOS
Nje tequeño është një shkop buke i shijshëm i mbushur me djathë, që është shumë i popullarizuar në Venezuelë. Për ta përgatitur, brumi i përgatitur me miell gruri mbështillet rreth e rrotull një cope djathi të gjatë për të formuar një shkop që mund të skuqet në vaj, të piqet në furrë apo edhe të përgatitet në pajisjet air fryer. Ndërsa tequeñot origjinale janë të mbushura vetëm me djathë, AGBFooDistribution ofron opsionin fusion, duke ofruar tequeños të ëmbla të mbushura me Nutella ose Kinder.
Nga jashtë, tequeñot janë krokante, dhe kafshimi i tyre çliron në gojën tuaj një shije të ëmbël ose të kripur, në varësi të mbushjes së zgjedhur. Mund të konsumohet për mëngjes, si meze, apo edhe si aperitiv gjatë festave apo dasmave. Më 21 prill 2023, tequeñot u shpallën trashëgimi kulturore e Venezuelës.
Tequeñot janë të bëra me dorë, në një mënyrë komplet artizanale. Për këtë arsye, çdo tequeño është unike në shije dhe formë.



EMPANADA VENEZUELIANE
Empanadat janë peta buke misri te mbushura që më pas skuqen. Emri vjen nga spanjishtja "empanar" (mbuluar me miell), dhe përkthehet si mbështjellje me bukë. Petat e bukës, të palosura në formë gjysmë hëne, mbushen me një përzierije që mund të jetë me mish, djathë ose dhe përbërës të tjerë.
Empanadat venezueliane janë pjesë e ushqimit tipik të gastronomisë venezueliane. Brumi i empanadave nuk është i trashë, por as edhe shumë i hollë. Ka trashësinë e përsosur për të përmbajtur përbërësit e ndryshëm me të cilët është mbushur, si dhe për të çliruar menjëherë shijet e shijshme që ka brenda. Gjysmë-hënëzat prej buke skuqen deri sa të marrin një ngjyrë floriri, duke siguruar kështu një shpërthim shijesh për të gjithë darkuesit. Mbushjet më të zakonshme janë me mish të grirë ose " carne mechada" (mish i zier i copëtuar) dhe djathë.

EMPANADA ARGJENTINASE
Ndryshe nga empanadat venezueliane, brumi i empanadave argjentinase është i bërë prej miellit të grurit. Për më tepër, përgatitja e empanadave argjentinase ka dhe nje ndryshim në palosjen dhe përputhjen e buzëve të petës me një metodë që quhet "repulgue" (bashkohen duke i përdredhur), gjë që e ben mbylljen e buzëve më të dukshme se tek empanadat venezueliane. Empanadat argjentinase gjithashtu skuqen në vaj të nxehtë. Llojet e mbushjes variojne nga rajoni ne rajon. Për shembull, në Buenos Aires, empanadat janë më të mëdha se ato tradicionale dhe mbushjet kryesore janë me mish viçi, pulë, perime, proshutë dhe djathë. Kurse në provinca të tjera, gjejmë empanada të mbushura me picaña (biftek). Empanadat argjentinase shërbehen zakonisht gjatë festave ose festivaleve si meze ose pjatë kryesore.



AREPAS
Arepa është një simbol i gastronomisë venezueliane dhe një nga ushqimet më të ngrëna që shijohet në Venezuelë që në kohërat para pushtimit Spanjoll. Arepa vjen nga termi indigjen "Erepa", që do të thotë misër. Arepa është një bukë misri e gatuar paraprakisht dhe shërbehet me një larmi mbushjesh për t'i shoqëruar. Tradicionalisht përgatiteshin në një tigan të quajtur "budare". Megjithatë, ato mund të përgatiten edhe të pjekura në skarë, të skuqura, ose të pjekura në furrë.
Ky ushqim ikonik venezuelian mund të shijohet edhe pa mbushje, si pjatë anësore, ose i mbushur me mish, djathë ose çdo gjë tjetër sipas dëshires!

MISHRAT
Mishi ynë mund të përdoret si mbushje për disa produkte tipike venezueliane (arepat, empanadat, etj.) ose mund të shijohet individualisht në një pjatë të vetme të pasur me proteina.
​
Ne ofrojmë lloje të ndryshme të mishit: nga carne mechada (mish i copëtuar) tek carne molida (mish i grirë), deri tek rripat e mishit të derrit ose pulës,. Mishi është zakonisht i pasuruar me perime dhe erëza.

MISIONI
Është e vërtetë, të imagjinosh një botë pa përhapjen globale të pjatave ikonike si pica, tregon sa i rëndësishëm është shkëmbimi kulturor përmes ushqimit. Misioni i AGBFooDistribution përputhet me këtë vizion, duke sjellë trashëgiminë kulinare venezueliane, si tequeños, arepas dhe empanadas, në vende ku këto delikatesa ende nuk kanë arritur. Çdo kulturë ka pjata që tregojnë histori dhe krijojnë lidhje mes njerëzve, dhe bashkimi i shijeve venezueliane me ndikimet italiane, si në rastin e tequeño-s së ëmbël me nutella, përfaqëson në mënyrë të përsosur këtë bashkim. Është mahnitëse se si këto eksperienca unike ushqimore mund të hapin botë të reja për ata që nuk i kanë provuar kurrë më parë.
​
AGBFooDistribution po kontribuon që bota të jetë më pak e trishtuar dhe shumë më e shijshme!
VIZIONI
Falë kontakteve ndërkombëtare të themelueses, Vizioni i AGBFooDistribution është të mbështesë klientët e saj në kërkimin dhe sigurimin e ushqimeve ndërkombëtare, duke përfshirë këtu ato të veçanta, duke krijuar zgjidhje të personalizuara për klientët tanë, dhe duke inkurajuar një shkëmbim midis vendeve të ndryshme për t'i lejuar të gjithë të përjetojnë përvoja kuzhinë unike dhe nga më të ndryshmet.
VLERAT
Mbrojtja afatgjatë e mjedisit: produktet tona janë të paketuara me materiale ekologjike dhe të biodegradueshme.
Besueshmëria : Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete të forta dhe afatgjatë me klientët tanë.
Cilësi e lartë : Furnizuesit zgjidhen me kujdes, duke verifikuar përputhjen me standardet e cilësisë në prodhimin e ushqimeve të ndryshme të shpërndara.